HomeNew BooksBooks on SaleProjectsContact

Elite Webmail

»

About Elite

»

President&Owner

»

Executive Staff

»

Editorial Staff

»

Departments

»

Press Room

»

Art Gallery

»

Guestbook »

Links

»



Weekly Poll

How do you like our new books?

Excellent
Very Good
Good
Normal
ELITE SHTEPI BOTUESE
Rruga e Elbasanit, 9E
P. O. Box: 8293
Tirana, Albania
Tel:+355 4 374 747
Fax:+44 870 124 2094
Cel:+355 68 2121 711
E-mail: info@elitelibri.com

donate

Dowload Acrobat

SERIA E BOTIMEVE ELITE
Diaspora Shqiptare

Ky është një Projekt i ideuar dhe prezantuar nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë qysh në vitin 1998, i cili në fazën e tij të parë synon të realizojë botimin e veprave të poshtëshënuara:

1. KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË KONEKTIKAT;
2. KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË MASAÇUSETS;
3. KOMUNITETI SHQIPTARO-KANADEZ NË ONTARIO & QUEBEC;
4. KOMUNITETI SHQIPTARO-AUSTRALIAN NE KONTINENTIN AUSTRALIAN.

Kronika e mërgimit të shqiptarëve gjatë shekujve, fillimisht nëpër vende të ndryshme euroaziatike, dhe, më pasë, në Amerikë, Kanada, Australi, Argjentinë, etj. është shumë e gjërë dhe e komplikuar, prandaj ajo mund t’i bëhet e njohur lexuesit shqiptarë vetëm nëpërmjet botimeve seriale enciklopedike.

Në të gjitha kohërat është folur për Diasporën Shqiptare, por fatkeqësisht ky emër shumë i nderuar e kuptimplotë ka mbetur kurdoherë vetëm një slogan, që është përdorur vazhdimisht nga qeveritarët e politikanët shqiptarë të të gjitha ngjyrave për qëllime propagandistike në situata të caktuara kalimtare historike.

E themi këtë për arsye se, ndonëse flitet vazhdimisht për Diasporën Shqiptare, e cila, pa asnjë dyshim, ka lojtur një rol të veçantë për emancipimin e Shoqërise Shqiptare, në të vërtetë ajo nuk njihet sa dhe si duhet, pasi deri tani nuk ka botime përgjithësuese të mirëfillta, ku të tregohet me fakte e statistika zyrtare, se sa shqiptarë ka në këtë apo atë vend, cilat kanë qenë ngulimet e para, historia e themelimit të kolonive më të vjetra dhe evolimi i tyre deri në ditët e sotme, pozita shoqërore, personalitetet që kanë dalë nga gjiri i tyre, dhe, jo vetëm ato politike e letrare, por edhe biznesmenë të mirënjohur, si, fjala vjenë, shumë i nderuari Anthony Athanas në Boston, Massachusetts, jeta dhe vepra e të cilit është një shëmbull i shkëlqyer frymëzimi e inkurajimi për brezat e sotëm, por pse jo edhe për ata që do të vijnë.

Kanë qenë pikërisht këto ide dhe mendime që na kanë shtyrë t'i futemi punës për botimin e ciklit: "SERIA E BOTIMEVE ELITE: DIASPORA SHQIPTARE", gjë për të cilën jemi të ndërgjegjshëm se kemi marrë përsipër një barrë tepër të rëndë, që, për momentin, është pothuajse e papërballueshme. Megjithatë, ajo që na bën optimist e të guximshëm ka të bëjë me faktin se, së pari, jemi të bindur se kemi marrë një vendim të drejtë që nuk mund e nuk duhet shtyrë më në kohë; dhe, së dyti, se për realizimin e kësaj inisiative, në mos sot, nesër, do të kemi mbështetjen e të gjithë bashkëatdhetarëve si dhe të mjaftë krijuesve e kolegëve tanë, që ndajnë me ne të njejtat mendime e aspirata për Diasporën Shqiptare.

Projekti “SERIA E BOTIMEVE ELITE - DIASPORA SHQIPTARE“, i ideuar dhe prezantuar nga Shtëpia Botuese Elite Tiranë qysh në vitin 1998, synon që: (1) të bëhet historia e Kolonive më të vjetra Shqiptare në SHBA, Kanada dhe Australi, dhe, në të njejtën kohë, (2) të dëshmohet se si Diaspora Shqiptare, historikisht, që nga vitet 1890’ dhe deri në ditët e sotme, ka ndikuar në forma e mënyra të ndryshme për emancipimin dhe zhvillimin e Shoqërisë Shqiptare.

Kanë kaluar tashmë më tepër se gjashtë vjet nga dita kur u ideua ky Projekt, dhe, tashmë mund të themi se, Libri i Parë, “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE KONEKTIKAT“, që do të hap këtë seri botimesh, është i përfunduar, pra, gati për të shkuar në shtyp. Libri ka rreth 600 faqe, është përgatitur në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht, ka rreth 502 ilustrime me ngjyra: 409 foto; 64 piktura dhe vepra të tjera arti;16 tabela informative; 13 fotomontazhe, 80 e ca intervista me personalitete e individë të veçantë nga Diaspora Shqiptare, reklama të ndryshme si dhe ilustrime të tjera me ngjyra.

Nëse dëshironi të krijoni një përshtypje disi më e qartë për mënyrën sesi është konceptuar dhe realizuar në praktikë ky libër, klikoni në kapitujt e poshtëshënuar:

>01_Connecticut_Book_I.pdf
>05_Bridgeport_Book_II: The Albanian Colony in Bridgeport, Connecticut
>06_Bridgeport_Book_II: Saint George Albanian Orthodox Church_75th Anniversary
>07_Bridgeport_Book_II: Saint George Church_In Memory of Our Ancestory
>10_Hartford_Book_III: Hartford_The Capital of Connecticut
>11_Hartford_Book_III: Hartford CT_The Integration of Albanian Community in American Society
>13 ANTHONY ATHANAS_Anthony's PIER 4, Boston MA

Sikurse vihet re, gjatë punës tonë kërkimore në Bridgeport, Hartford dhe Waterbury, ku janë vendosur qysh në vitet 1890’ e më pas tre ngulime nga më të vjetrat me mërgimtarë shqiptarë, kemi përdoruar të gjitha mënyrat e mundshme për hulumtime. Megjithatë, për ta paraqitrur realisht gjendjen në ditët e sotme, sidomos në qytete si Hartford-i, ku vetëm gjatë viteve të fundit (1991-2004) janë vendosur më tepër se 1500 familje shqiptare, mënyra më e mirë për të komunikuar me lexuesit shqiptarë, është bashkëbisedimi i hapur nëpërmjet intervistave me synime të caktuara, bisedat e shkurtra, komentet dhe opinionet e individëve të veçantë për jetën në mërgim. Kjo është një punë që, gjithsecili mund ta bëjë fare lehtë nëse dëshiron, dhe, nëse vendos të marrë në dorë një laps dhe një copë letër të bardhë, ashtu sikurse vepron kur ulet për t’u shkruar njerëzve të tij të dashur, shokut apo mikut, që ka lënë në Shqipëri.

Çfarë duhet shkruar konkretisht? Edhe për këtë mos u shqetësoni aspak pasi ky problem është i zgjidhur: klinoni në “Intervista - Pyetje Orientuese“, dhe aty do të gjeni 24 pyetje, të cilave mund t’u përgjigjeni ashtu sikurse dëshironi, gjatë dhe duke i marrë sipas radhës, ose, fare shkurt, sa për të dhënë një opinion ose për të bërë një koment për një problem të caktuar.

Materialin e përgatitur mund ta dërgoni në Via E-mail: info@elitelibri.com; anasi@elitelibri.com; ose me postë në adresën: Shtëpia Botuese Elite, P. O. Box: 8293, Tiranë, Albania.

Nëse dëshironi, mund të klikoni në Hartford - Bashkëbisedim i hapur me lexuesit shqiptarë për jetën në mërgim“ si edhe në Worcester - Bashkëbisedim i hapur me lexuesit shqiptarë për jetën në mërgim“ për t’u njohur me intervistat, mendimet, opinionet dhe komentet, që kanë dhënë deri tani shumë persona të nderuar nga Diaspora Shqiptare për jetën në mërgim.

Së fundi, dëshirojmë t’u sjellim në vëmendje një njoftim të Shtëpisë Botuese Elite Tiranë.

Sikurse u theksua edhe më sipër, tashmë Libri i Parë, “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE KONEKTIKAT“, që do të hap këtë seri botimesh, është i përfunduar, pra, gati për të shkuar në shtyp. Nëse e gjykoni se, ky libër është vërtet me vlera dhe duhet të botohet dhe të promovohet së shpejti, ashtu sikurse është parashikuar në Projekt, atëhere lutemi që sipas mundësive të kontribuoni financiarisht për botimin e tij, pasi Shtëpia Botuese Elite Tiranë, e cila deri tani ka përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme për grumbillimin, administrimin dhe përpunimin e fakteve dhe të materialeve të sipërpermendura, është në gjendje të vështirë finaciare.

Theksojmë se, shpenzimet për shtypin e këtij libri, kanë një kosto relativisht të lartë, pasi kemi të bëjmë me një vepër voluminoze me rreth 600 e ca faqe, që ka shumë ilustrime dhe do të jetë komplet me ngjyra, shpenzime këto që për momentin nuk mund të përballohen nga ana jonë, çka do të bëjë që botimi i kësaj vepre me vlera mbarëkombëtare të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Kontributet Tuaja mund të derdhen në Llogarinë Bankare Nr: 411 784 351 01 / MR. APOSTOL NASI pranë Bankës Amerikane Tiranë, e cila është hapur posaçërisht për grumbullimin dhe administrimin e fondeve për realizimin e Projektit “SERIA E BOTIMEVE ELITE : DIASPORA SHQIPTARE”.

Dëshirojmë të bëjmë gjithashtu të ditur se, emrat e të gjithë donatorëve, si të personave fizikë po ashtu edhe të personave juridikë, apo të institucioneve e organizmave të ndryshme shtetërore e shoqërore, do të pasqyrohen në mënyrë të dukshme në faqet e para të këtij libri, duke publikuar adresa, sigla, reklama biznesi, etj. sipas kërkesave të donatorëve.

Libri “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE KONEKTIKAT”, menjëherë sapo të dalë nga shtypi, do të vihet në qarkullim jo vetën në Shqipëri, por kudo që jetojnë e banojnë shqiptarë, si në vendet fqinj po ashtu edhe në shtete të tjera europiane, në SHBA, Kanada, Australi, e kudo gjetkë, sipas kërkesave të mundshme të lexuesve shiqipfolës.

Në përfundim, gjejmë rasitin për t’u falënderuar paraprakisht për mbështetjen që shpresojmë se do t’i jepni Shtëpisë Botuese Elite Tiranë për botimin e librit “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NE KONEKTIKAT”, i cili përbën hapin e parë për realizimin e Projektit “SERIA E BOTIMEVE ELITE : DIASPORA SHQIPTARE”.

Përshëndetje,
Apostol NASI
Shkrimtar & Botues


ELITE PUBLISHING HOUSE & ART DESIGN CENTER
Apostol NASI, President
Rruga e Elbasanit P. Filipeu 2, Shk.1/9E
P. O. Box: 8293
TIRANA, ALBANIA
Tel&Fax: 00355 4 375747
Fax: 0044 870 124 2094
E-mail: info@elitelibri.com
E-mail: anasi@elitelibri.com
Web: www.elitelibri.com
BENEFICIARY/COMPANY NAME: ELITE L.T. D. TIRANA, ALBANIA
PRESIDENT & OWNER: MR. APOSTOL NASI
BENEFICIARY TEL NO: 00 355 4 375 747
BENEFICIARY FAX NO: 00 44 870 124 2094 / 00 44 870130 0819
BANK NAME: AMERICAN BANK OF ALBANIA, TIRANA, ALBANIA
BANKER'S ADDRESS: RRUGA ISMAIL QEMALI, NO. 27, TIRANA, ALBANIA
BANKER'S TEL NO: 00 355 4 248 753/4/5/6 FAX NO: 00 355 4 248 762
ACCOUNT NUMBER: 411 784 351 01
SWIFT CODE: USALALTR
 

Up
 
 
Home| New Books | Books on Sale | Projects | Contact
 
All Rights Reserved 2004. www.elitelibri.com Designed by Saimir Nasi